
Suedezët kanë vendosur që ta nominojnë aktivisten e re, Greta Thunberg për Çmimin Nobel për Paqe. Kjo 16-vjeçare konsiderohet se ka dhënë kontribut të veçantë në lëvizjen për paqe në botë.
Thunberg i ka inkurajuar fëmijët që të shkojnë në shkollë dhe që t’iu bashkohen protestave dhe lëvizjeve në lidhje me ndryshimet klimatike, lëvizje kjo që është zgjeruar jashtë kufijve të Suedisë, në gjithë Evropën.
“Lëvizja që ajo e ka nisur është hap i madh kah paqja. E kemi nominuar për çmimin Nobel sepse arsyeja për të cilën lufton shumë shpesh është shkak i luftërave dhe konflikteve”, deklaruan në parlamentin suedez.