×
  • Lajme
  • Botë

    29 viktima dhe 2.362 raste të reja me COVID-19 në Kroaci

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 14:40

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci si pasojë e koronavirusit (COVID-19) jetën e kanë humbur 24 persona ndërsa janë shënuar 2.362 raste të reja.


    Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në vend arrin në 13.111. Midis tyre, 1.464 pacientë janë në spital, nga të cilët 153 janë në aparate për frymëmarrje.

    “Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 276.416 raste me COVID-19 nga të cilët 5.996 kanë humbur jetën. Gjithsej 257.309 persona u shëruan, nga të cilët 1.670 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

    Aktualisht në vet-izolim janë 34.878 persona. Deri më tani, 1.568.027 persona janë testuar, nga të cilët 8.697 në 24 orët e fundit.

    Deri më 1 prill, 498.417 doza të vaksinës janë administruar ndërsa janë vaksinuar 404.518 persona. Me dozën e parë janë vaksinuar 312.138 persona ndërsa me të dytën 92.380. Për 1.519 persona nuk ka të dhëna për dozën me të cilën janë vaksinuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!