Myslimanët dalin përsëri në xhami, lutën për viktimat në Zelandë të Re

49 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit terrorist në dy xhami në Zelandë të Re.

Dy xhamitë në shënjestër ishin xhamia Al Noor dhe Qendra Islame Linwood.

Derisa myslimanët bënin lutjet e të premtes, një sulmues u fut brenda xhamisë duke i vrarë ata e disa të tjerë arritën t’i mbijetonin këtij sulmi, transmeton Reporteri.net

Këtë akt terrorizmi e dënuan të gjithë, duke u lutur për viktimat dhe familjet e tyre.

Por, sulmi ndaj myslimanëve të Zelandës, nuk i ka ndalur ata të dalin përsëri në xhami dhe të lutën për viktimat.


Siç shihet në këto fotografi të publikuara në rrjetin social ‘Twiter’ shumë qytetarë kanë dalë dhe po lutën për viktimat dhe familjet e tyre në një xhamin Lakemba.

Derisa, Policia po përkujdesen për sigurinë e tyre.