×
  • Lajme
  • Botë

    41 persona të vdekur nga djegia e aeroplanit në Moskë

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 12:10

    Aeroplani ishte nisur nga aeroporti i Moskës drejt qytetit verior rus, Murmanska.


    41 persona janë vrarë pasi një aeroplan rus i pasagjerëve ka bërë një ulje emergjente dhe është përfshirë nga flakët në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës, kanë njoftuar autoritetet.

    Fluturimi Aeroflot SU 1492 u rrëzua në pistën e aeroportit të Moskës në Sheremetyevo, pjesa e pasme e tij u ndez dhe derdhet tym i zi.

    Sapo avioni kishte ndalur, udhëtarët shpëtuan duke përdorur daljet emergjente nga dy dyert e përparme të aeroplanit, përpara se të largoheshin nga avioni i djegur, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

    Raportet fillestare thanë se Superjet 100 po fluturonte nga Moska në Murmansk dhe një qytet rus në rrethin e Arktikut, kur një emergjencë në bord e detyroi atë të kthehej prapa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!