×
  • Lajme
  • Botë

    55 mijë veta mund të jenë të infektuar me Coronavirus në Britani

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 22:13

    Në Britaninë e Madhe qeveria e pranon se për shkak të koronavirusit mund të vdesin 20 mijë persona.


    Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar nga 16 në 71. Ditën e sotme ndërroi jetë edhe një 45 vjeçar, i cili është viktima më e re nga koronavirusi.

    Numri i të infektuarve ka shkuar nga 407 në 1950.

    Sipas kryekëshilltarit shkencor të qeverisë, Sir Patrick Vallance, numri i të infektuare në vend mund të ketë shkuar në 55 mijë.

    Në Angli sot u regjistruan 14 vdekje, ndërsa në Skoci e Uells nga 1.

    Javën e kaluar qeveria besonte se numri i të prekurve varionte nga 5 mijë në 10 mijë, por tashmë është rritur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!