×
  • Lajme
  • Botë

    A është e sigurt? SHBA nxjerr rezultatet për AstraZenecën

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 9:18

    Rezultatet nga provat e kryera në SHBA për vaksinën kundër Covid-19 të Oxford-AstraZeneca janë publikuar dhe konfirmojnë se është e sigurt dhe efektive.


    Më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë në studim, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru. Rezultatet treguan se vaksina ishte 79% efektive kundër Covid dhe 100% në lehtësimin e sëmundjes te njerëzit e infektuar. Ndërsa nuk ka rezultuar të ketë mpiksje të gjakut, raporton BBC.

    Ekspertët amerikanë thanë se këto të dhëna duhet të shërbejë si një njoftim për vendet që kanë pezulluar përkohësisht injektimin e kësaj vaksine në popullatë. Këtë gjë e ka vërtetuar edhe Agjencia Evropiane e Barnave, e cila, në një deklaratë të disa ditëve më parë, njoftoi se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca nuk shkakton mpiksje të gjakut. Ndërkohë, disa vende tashmë kanë filluar ta përdorin atë përsëri.

    BBC shkruan se të dhënat e reja të dala nga provat tregojnë se vaksina AstraZeneca mund të jetë gjithashtu e dobishme për të mbrojtur të moshuarit kundër sëmundjes Covid-19. Disa vende fillimisht nuk do të autorizonin përdorimin e vaksinës tek të rriturit mbi 65 vjeç, duke përmendur mungesën e provave. Por, rreth një e pesta e vullnetarëve në këtë provë ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina – e dhënë me dy doza, me katër javë diferencë – siguroi më shumë mbrojtje për ta sesa për grupmoshat më të reja.

    Qindra mijëra njerëz në Mbretërinë e Bashkuar tashmë po marrin vaksinën AstraZeneca çdo ditë. Pas daljes së rezultateve, prof Andrew Pollard tha: “‘Këto rezultate janë një lajm i shkëlqyeshëm pasi ato tregojnë efikasitetin e jashtëzakonshëm të vaksinës në popullatë dhe janë në përputhje me rezultatet e provave të udhëhequra nga Oksford.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!