×
  • Lajme
  • Botë

    Aeroplani luftarak rus provokon aeroplanmbajtëset e NATO-s

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 23:16

    Një bombardues rus Su-24 ka fluturuar ulët mbi aeroplanmbajtëse spanjolle “Juan Carlos I”, i cili po zhvillonte manovra në kuadër të trajnimeve të NATO-s në Detin Baltik.


    TV-ja spanjolle “Antena 3” bën të ditur se aeroplani rus ka fluturuar mbi aeroplanbartësen spanjolle në lartësi të vogël dhe me shpejtësi të vogël.

    Televizioni thotë edhe se ekuipazhi spanjoll e ka vërejtur aeroplanin rus, por manovrimet e tij nuk janë interpretuar si “të rrezikshme”, prandaj anija spanjolle nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!