×
  • Lajme
  • Botë

    Agjentja ruse e dënuar nga SHBA-të kthehet në shtëpi: Rusët nuk dorëzohen kurrë

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 15:42

    Shtetësja ruse Maria Butina, e cila u burgos në Shtetet e Bashkuara në prill pasi pranoi që punonte si agjente ruse, arriti në Moskë të shtunën. Aty u prit nga babai i saj dhe gazetarë rusë që i dorëzuan lule.


    “Rusët nuk dorëzohen kurrë”, tha ajo në një deklaratë të shkurtër në aeroport. Ajo falënderoi përkrahësit e saj dhe shtoi se ishte e lumtur që u kthye.

    Butina u deklarua fajtore në dhjetor të vitit të kaluar me akuzën që konspiroi si një agjente e huaj për Rusinë duke infiltruar një grup për të drejtat e armëve dhe duke ndikuar në aktivistët konservatorë amerikanë dhe republikanë, transmeton Reuters, përcjell Reporteri.net

    Çështja e saj tensionoi marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke bërë që Moska të akuzojë Uashingtonin për detyrimin që i bëri Butinës të pranojë akuzat, të cilat sipas rusëve ishin qesharake.

    Butina u lirua nga një burg në Florida pasi vuajti pjesën më të madhe të dënimit me 18 muaj.

    Në një intervistë për mediat shtetërore ruse të regjistruara siç duket gjatë fluturimit, Butina insistoi në pafajësinë e saj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!