×
  • Lajme
  • Botë

    Alarm në Londër, pallati mbretëror pushtohet nga minjtë

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 15:02

    Pallati mbretëror anglez Buckingham Palace, ka thirrur me urgjencë një task forcë dezinfektimi, për të përballuar minjtë të cilët kanë pushtuar godinën.


    Mbretëresha Elizabeth është bezdisur prej tyre, duke bërë që të nis puna për pastrimin, pasi në kuzhinën e pallatit historik në mes të Londrës, u gjet një mi.

    Ndërkohë një ekspert tha për ‘The Sun’ se, “Minjtë janë gjithmonë problem në kryeqytetin anglez, sidomos në ndërtesat e vjetra. Katet e para janë bërë shpesh strehë për minjtë dhe gjenden nëpër korridore”.

    Natyrisht higjiena është prioritet, kështu që punonjësit e kuzhinës së Buckingham Palace, po merren me pastrimin. Pallati mbretëror anglez daton në vitin 1703. /a.r

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!