×
  • Lajme
  • Botë

    Aleati i Trumpit lirohet nga burgu me 250 milionë dollarë dorëzani

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 12:00

    Një gjykatë federal të premten urdhëroi që Tom Barrack, bashkëpunëtor i vjetër i ish-presidentit Donald Trump, të lirohet nga burgu derisa e pret gjykimin. Në marrëveshje përfshihet dorëzania prej 250 milionë dollarësh, përfshirë 5 milionë kesh.


    Sidoqoftë, lirimi i tij do të ketë disa kushte. Barrack do të jetë i detyruar që të bartë një pajisje GPS për përcjelljen e vendndodhjes.

    Atij gjithashtu iu ndalua transferimi i të hollave jashtë vendit dhe ka të drejtë të udhëtojë vetëm në disa pjesë të Kalifornisë Jugore dhe Nju Jorkut. Do t’i caktohet edhe ora policore – periudha gjatë së cilës i ndalohet lëvizja.

    Një i pandehur tjetër në këtë rast, Matthew Grimes, gjithashtu u lirua nga paraburgimi me dorëzani prej pesë milionë dollarësh, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

    Barrack u arrestua të martën në Los Angeles, ku edhe e bëri paraqitjen fillestare në gjykatë. Ai ishte duke u mbajtur në ndalim nga ajo ditë.

    Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar që ai të mbahet në paraburgim, duke thënë se ka rrezik të madh që të largohet me aeroplan për shkak të pasurisë së madhe që posedon dhe lidhjeve të huaja e qasjes në aeroplanë privatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!