×
  • Lajme
  • Botë

    Ambasadori amerikan në Beograd paralajmëron Kosovën e Serbinë

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 19:12

    Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-qoja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për shkak të ndalimit të negociatave mes Kosovës e Serbisë.


    “Ata që besojnë se do të vijnë kushte më të mira në të cilat do të negociohet një marrëveshje më e favorshme, duhet ta dinë se nuk ka asnjë moment më të mirë se kjo”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton KP.

    Ai ka porositur “politikanët të lënë mënjanë retorikën nacionaliste dhe revizionizmin historik, pasi rihapin plagën e të mbijetuarve dhe parandalojnë përparimin drejt arritjes së një qeverie transparente, demokratike dhe të përgjegjshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!