×
  • Lajme
  • Botë

    Amerika “kopjon” Kosovën, do të vendos tarifë doganore ndaj vendeve të BE

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 21:11

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të vendosë tarifë ndaj mallrave të Bashkimit Evropian që kapin vlerën e 11 miliardë dollarëve.


    Zyrtarët e SHBA-së, të hënën, e bën publike listën paraprake të mallrave që do t’i nënshtrohen tarifës. Aty përfshihen, që nga pjesët e aeroplanëve deri të djathi, verërat dhe ullinjtë.

    Kjo listë do të jetë subjekt i komenteve publike në pritje të vendimit të arbitrazhit të Organizatës Botërore të Tregtisë.

    Shtetet e Bashkuara që nga viti 2004 pretendojnë se Bashkimi Evropian po subvencionon kompaninë për prodhimin e aeroplanëve Airbus duke shkaktuar kështu efekte negative në prodhuesin amerikan të aeroplanëve Boeing, transmeton REL.

    Organizata Botërore e Tregtisë vendosi majin e kaluar se BE-ja në fakt kishte dhënë disa subvencione të paligjshme për Airbus, duke dëmtuar prodhuesin amerikan Boeing.

    Në anën tjetër BE-ja pretendon se edhe Boeing-u ka përfituar nga mbështetja e ngjashme e qeverisë amerikane.

    Shtetet e Bashkuara presin që arbitrazhi i Organizatës Botërore të Tregtisë gjatë muajve të ardhshëm, të vendosë përfundimisht për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!