×
  • Lajme
  • Botë

    Amerika në ditën më të zezë deri sot, afro 1800 të vdekur e mbi 30 mijë të infektuar

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 8:08

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën sot numrin më të lartë të njerëzve të vdekur në një ditë, 1757, ndërkohë që shifrat nga të gjitha shtetet janë në përditësim. Ka arritur në 16.548 numri i jetëve të humbura deri sot.


    Vetën orët e fundit u identifikuan 30.659 të infektuar, gjithashtu numri më i madh i regjistruar në një ditë.

    Aktualisht ka arritur në 465.689 numri i të infektuarve të zbuluar në vendin që numëron rreth 330 milionë banorë.

    Sot është konfirmuar shërimi në total i 25.156 personave. Por janë në gjendje kritike për jetën 9.959 vetë në terapi intensive në spitalet e SHBA, më së shumti në Nju Jork.

    Janë 423.985 njerëz të të tjerë që ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore, një pjesë e të cilëve në rreth 4 mijë spitale publike që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!