×
  • Lajme
  • Botë

    Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara, 540 mijë ton grurë dhuratë për Sudanin e trazuar

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 8:24

    Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po i dhurojnë 540,000 ton grurë Sudanit, vend i përfshirë nga trazirat dhe paqëndrueshmëria politike ç’prej kur rrëzoi presidentin Omar al-Bashir.


    Kjo sasi do të mbulojë nevojat themelore të ushqimit të Sudanit në tre muaj, duke dorëzuar fillimisht 280,000 tonë.

    Gruri është pjesë e një granti prej 3 miliardë dollarësh dhuruar nga të dy vendet e Gjirit në prill, pasi u rrëzua presidenti Omar al-Bashir.

    Kjo paketë e ndihmës financiare përfshin një depozitë prej 500 milion dollarësh në Bankën Qendrore të Sudanit, ndërsa pjesa tjetër e ndihmës do të ofrohet në formën e ushqimit, ilaçeve dhe produkteve të naftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!