Arabia Saudite thotë se normalizimi me Izraelin do të ishte në dobi të rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin do të ishte në dobi ekonomike, sociale dhe të sigurisë për të gjithë rajonin.

Ministri Saudit Bin Farhan në një intervistë për CNN tha se ai nuk e di nëse një marrëveshje do të arrihet së shpejti midis dy vendeve, por u shpreh se beson që normalizimi i pozitës së Izraelit në rajon do të sillte përfitim të madh për rajonin.

“Normalizimi do të ishte në përfitim ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë për të gjithë rajonin”, u shpreh Bin Farhan.

Ai gjithashtu theksoi se normalizimi nuk do të ishte i suksesshëm pa zgjidhjen e çështjes palestineze dhe formimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967.

Kryediplomati saudit kujtoi se normalizimi me Izraelin ishte premtuar më herët, nëse në përputhje me Nismën Arabe të Paqes do të formohej një shtet i pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytetin e tij dhe në bazë të kufijve të vitit 1967.

Pas Egjiptit dhe Jordanisë, në vitin 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Maroku dhe Sudani janë ndër shtetet arabe që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.