×
  • Lajme
  • Botë

    Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 23:07

    Arratisen nga burgu i Avlonas në Greqi dy shqiptarë. Dy të burgosurit u arratisën nga pjesa e kuzhinës së burgut mbrëmjen e sotme.


    Sipas medieve greke, arratisja u pikas nga një gardiane, e cila ishte duke patrulluar jashtë burgut. Në momentin e pikasjes së tyre, gardianja ka hapur zjarr në ajër.

    Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.

    Policia greke është vënë në ndjekje të dy personave të arratisur. Nga ana e autoriteteve greke, të dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë, raporton shqiptarja.com.

    Një nga dy të arratisurit 22 vjecar, dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një të burgosuri në Koridallos. Ai dyshohet si pjesë e të qujaturës ‘Mafia e Burgjeve” e drejtuar nga Klodian Lekocaj i njohur si “Bosi i Mafias së burgut të Kordillos”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!