×
  • Lajme
  • Botë

    Arratiset përsëri ”Mbreti i kokainës”, fqinja tregon çfarë i tha ai deri sa qëndronte në shtëpinë e saj

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 14:45

    Një burrë është në kërkim pasi një bos italian i kokainës udhëhoqi një arratisje në qendër të kryeqytetit të Uruguait, duke zemëruar qeverinë italiane që priste ekstradimin e tij.


    Sipas mediave të huaja, Rocco Morabito, 52 vjeç, dhe tre të burgosur të tjerë “u arratisën nëpër një vrimë në çati” të një qendre ndalimi policor në qendër të Montevideo, vonë të dielën, përpara se të hynte në një apartament fqinj dhe të dilte në rrugë, tha ministria e brendshme e Uruguait.

    Morabito – një figurë e lartë e “Ndrangheta – grup i krimit të organizuar në Kalabri)” ishte arrestuar në Uruguaj në vitin 2017 pas dekadave në arrati – ishte në pritje të ekstradimit për “trafikimin ndërkombëtar të drogës”, është thënë në një deklaratë.

    Madje, siç thuhet tutje, edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, reagoi me zemërim ndaj lajmit “shqetësues dhe serioz”.

    “Së pari duhet të hidhet dritë mbi mënyrën se si ai u arratis, duke kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga qeveria e Montevidës, atëherë ne do të vazhdojmë kërkimin për Morabito, kudo që ai është”, tha Salvini.

    ‘Mbreti i kokainës’

    Elida Ituarte, një grua 70-vjeçare që jeton në një apartament të katit të pestë pranë burgut, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte befasuese për të parë katër burra në dhomën e saj të jetesës në mesnatë të dielën.

    “Çfarë po bëni? Kush jeni ju?”, ka thënë ajo t’i ketë pyetur.

    Më i vjetri nga të katërt, me sa duket Morabito, i tha asaj se kujdestari i kishte thirrur ata që të rregullonin një tub që rridhte, ka thënë Ituarte e tronditur, përcjell Telegrafi.

    Ajo tha se të katër burrat u hodhën në ballkonin e saj nga muri i burgut, në të cilin kishte tela, të cilët më vonë ishin vërejtur se ishin prerë në disa vende.

    “E leja dritaren hapur, ndërsa jetoja pranë burgut. Ndihesha e sigurtë”, tha ajo.

    Ndryshe, burgu njihet si burgu qendror i Montevideo dhe ndodhet në një rrugë të ngarkuar, të rrethuar nga apartamente, restorante dhe dyqane.

    Morabito – i quajtur “mbreti i kokainës” – ishte një nga njerëzit më të kërkuar të Italisë kur u arrestua në një hotel në Montevideo në shtator të vitit 2017. Ai kishte qenë në arrati për 23 vjet.

    Morabito fillimisht u arrestua me akuza për falsifikim të dokumenteve të identitetit, por ka pritur ekstradimin për akuzat më serioze të drogës që nga shtatori i vitit 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!