×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohen 10 xhihadistë, dyshohet se planifikonin sulm terrorist me vetura e armë në Gjermani

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 17:17

    Autoritetet policore në Frankfurt të Gjermanisë kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 10 persona, të cilët po hetohen nën dyshimin se po planifikonin sulm terrorist, duke përdor armë dhe vetura, me qëllim që të vrasin sa më shumë njerëz që munden.


    Të dyshuarit, në mes të moshave 20-40, janë ndalur sot në rajon afër Frankfurtit sot në mëngjes, njofton Policia, derisa nuk kanë dhënë detaje për nacionalitetin e tyre.

    Të dyshuarit kryesorë ishin një 21 vjeçar nga Offenbach, një qytet pranë Frankfurtit dhe dy vëllezër 31 vjeçarë nga Wiesbaden, të cilët ishin të lidhur me komunitetin selefist islamik në zonë, thanë prokurorët.

    Kujtojmë se së fundmi Europa është përfshirë nga sulmet terroriste nëpër xhami, sikurse ishte rasti i Zelandës së Re, ku u vranë 50 persona dhe ai i xhamive në Londër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!