×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet djali i El Chapos, anëtarët e kartelit rrethojnë policinë dhe “kallin luftën” në qytet

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 9:59

    Në veri të Meksikës, pati përleshje të ashpra midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të kartelit të fuqishëm Sinaloa pas arrestimit të njërit prej drejtuesve të atij karteli, Ovidio Guzman Lopez,  i cili është biri i mbretit të drogës Hoakin “El Chapo” Guzman.


    Anëtarët e armatosur rëndë të kartelit rrethuan forcat e sigurisë dhe i detyruan të lirojnë Guzman Lopezin, i cili akuzohet për trafik droge në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.

    Guzman Lope u kap gjatë një patrullimi rutinë në Culiacan. Ministri i Sigurimit, Alfonoso Durazo sqaroi se patrulla e policisë u rrethua shpejt nga njerëz të armatosur nga karteli dhe u mor vendim për tërheqjen e forcave të sigurisë për të mbrojtur jetën e tyre dhe për të shmangur dhunën e mëtejshme.

    Guzman Lopez është djali i të famshmit El Chapo, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara për trafik droge dhe shpëlarje parash. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=6OS6lOl5e0g

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!