×
  • Lajme
  • Botë

    Austria zgjat bllokimin aktual deri më 7 shkurt për shkak të varianteve të reja të COVID-19

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 14:56

    Qeveria austriake ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin aktual kombëtar deri të paktën më 7 janar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.


    Sipas medieve të huaja, masa vjen një ditë pasi mijëra njerëz marshuan në Vjenë për të protestuar mbi kufizimet.

    Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha në një konferencë për shtyp që është i vetëdijshëm që kufizimet nuk janë të pëlqyeshme, por masa ishte e nevojshme për shkak të varianteve të reja më infektuese të coronavirusit.

    Austria ka regjistruar deri më tani më shumë se 390 mijë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë dhe rreth 7,000 viktima.

    Vendi do të zgjasë bllokimin e saj kundër COVID-19 me synimin për të filluar lehtësimin e kufizimeve nga 8 shkurti.

    Sektori i hotelerisë si dhe turizmi nuk do të jenë në gjendje të rihapen në shkurt, tha qeveria.

    Austria është në bllokimin e saj të tretë derisa vetëm dyqanet thelbësore janë të hapura.

    Qeveria tha se njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur, duhet të qëndrojnë të paktën dy metra larg të tjerëve dhe duhet të mbajnë maska FFP2 në dyqane dhe në transportin publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!