×
  • Lajme
  • Botë

    Avioni me 14 pasagjerë në bord bën ulje emergjente, katër të vdekur

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 23:10

    Katër persona u vranë kur një aeroplan i vogël me 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje emergjente në një pyll në Siberinë juglindore , njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile.


    Avioni, i tipit L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, në fshati Kazatsinkoye.

    Sipas informacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar.

    Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënojat, por ishin gjallë.

    Ekipet e emergjencën ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë personat e plagosur nga rrënojat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!