×
  • Lajme
  • Botë

    Babë e bijë po loznin para Notre Dame një orë para zjarrit, tani i kërkon e gjithë bota

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 8:27

    Një apel për të gjetur dy personat në fotografinë e bërë jashtë katedrales së Notre Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët është bërë virale në mediat sociale.


    Në foto duket një burrë dhe një vajzë që po loznin të lumtur jashtë katedrales historike në Paris.

    Brooke Windsor, 23 vjeç tha se kishte bërë foton pikërisht një orë përpara se flakët të përpinin godinën

    Në një përpjekje për t’i gjetur ata, shkruan 23 vjeçarja në foton që postoi në Twitter

    “Twitter nëse ke ndonjë magji, më ndihmo t’i gjej”, shkroi ajo.

    Brenda një kohe të shkurtër ky postim u bë 105 mijë herë share nga njerëz në të gjithë botën.

    Windsor nga Michigan i tha BBC se ajo ende nuk i ka identifikuar burrin dhe vajzën në foto por shpreson që ta bëjë.

    Ajo thotë se nuk është e sigurtë nëse aty ishte babai dhe vajza e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!