×
  • Lajme
  • Botë

    Bashkëpunëtori i ngushtë i Millosheviqit: Ahtisari na tha se do ta rrafshonin Serbinë…filluam të qajmë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 14:10

    Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit, Momir Bullatoviq, atë kohë president i Qeverisë Federale të Jugosllavisë  ka zbuluar detaje se si dukeshin ditët dhe orët e fundit në prag të fillimit të bombardimeve, më 24 marsit 1999, pikërisht 20 vite më parë, transmeton Reporteri.net


    “Ditën para fillimit të bombardimeve më 23 mars, deklarova gjendjen e rrezikut të drejtpërdrejtë të luftës dhe të nesërmen, gjendjen e luftës … Si po ndihesha… Ishte një zarf i bardhë i zakonshëm nga i cili lexova atë që parashikonte Kushtetuta … Edhe pse prisnim bombardime që nga tetori i vitit 1998 dhe gjithçka pritej … ishte përsëri një shok i madh! Bombat e para ranë atë natë, rreth orës 20:06 në Mal të Zi dhe më pas deklarova gjendjen e luftës siç e parashikon Kushtetuta”, deklaroi Bulatoviq.

    Bullatoviq zbulon edhe bisedat e Millosheviqit dhe Marti Ahtisarit, ku ky i fundit e kishte kërcënuar se do ta rrafshonin Serbinë në rast se vazhdon me gjenocidin ndaj shiptarëve të Kosovës.

    “Në  orën 20.06, bomba e parë u hodh dhe ne mbajtëm një takim … Ishte një takim i një vendi të vogël tronditës që as nuk e dinte se ku kishte rënë granata e parë, ndryshe ky sulm ishte i paligjshëm dhe amerikanët ishin të vetëdijshëm për këtë … Në një nga takimet me të dërguarin Martti Ahtisaari, Ahtisaari i tha Slobodan Millosheviqit se Serbia do të shkatërrohej plotësisht dhe Millosheviqi iu drejtua atij me pyetjen: Si do t’i shpjegosh botës se do të vrasësh dy milion njerëz në Beograd? Ahtisaari iu përgjigj me pyetjen se a e di se sa njerëz vdiqën në Vietnam … – tha Bulatoviq.

    “U mbajtëm për një kohë të gjatë dhe menduam se mund t’ia dalim … Por para fundit amerikanët përdorën bombarduesin strategjik B-52, dhe pastaj gjithçka u bë një masakër e vërtetë, viktimat ishin të mëdha … Pavkoviq (gjeneral Nebojsha) dhe unë filluam të qajmë ndërkohë që bombat po binin”,  kujton Bulatoviq.

    Momir Bullatoviq ishte president i Malit të Zi nga viti 1990 deri në 1998 dhe kryetar i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin  2000 dhe një nga pjesëmarrësit në negociatat e paqes në Dayton./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!