×
  • Lajme
  • Botë

    BB: Rimëkëmbja ekonomike kërkon ulje të borxhit në vendet e varfra

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 8:17

    Kapërcimi i pasojave ekonomike të pandemisë së COVID-19 kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe ulje të borxhit në vendet e varfra, sipas presidentit të Bankës Botërore (BB), David Malpass.


    “Disa nga vendet po shohin një rimëkëmbje të fortë tani. Kjo do të ndihmojë të gjithë të tjerët, ne të gjithë përfitojmë nga kjo”, shpjegoi Malpass, duke iu referuar ekonomisë globale, raporton ATSh.

    “Por, në mënyrë që të kemi një rimëkëmbje elastike, ne kemi nevojë që rritja të vijë nga vendet më të varfra”, shtoi ai.

    Sipas kreut të BB, një element kryesor për arritjen e kësaj është që nivelet e borxhit të bëhen më të qëndrueshme, që do të thotë se ato duhet të jenë më të ulëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!