×
  • Lajme
  • Botë

    BE dhe SHBA-ja: Deri në fund të 2022 vaksinohet 2/3 e popullsisë në planet

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 15:28

    Qëllimi për të vaksinuar 2/3 e popullsisë së botës deri në fund të vitit të ardhshëm do të përcaktohet nga BE dhe SHBA gjatë samitit në Bruksel të martën e ardhshme.


    “Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur mekanizmin COVAX dhe për të inkurajuar më shumë donatorë për të shpërndarë 2 miliardë doza në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021. Ne synojmë të vaksinojmë të paktën 2/3 e popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022,” tha BE dhe SHBA në një deklaratë të përbashkët.

    Të dy palët do të njoftojnë gjithashtu krijimin e një iniciative të përbashkët për prodhimin e ilaçeve që do të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë.

    Siç thuhet në draft: “Një Grup i Përbashkët BE-SHBA mbi Prodhimin dhe Zinxhirët e Furnizimit të lidhur me COVID u krijua për të rritur bashkëpunimin dhe për të identifikuar dhe zgjidhur çështjet në lidhje me zgjerimin e kapacitetit të vaksinave, duke përfshirë ndërtimin e objekteve të reja të prodhimit, mirëmbajtjen e zinxhirëve të furnizimit, shmangien e kufizimeve të panevojshme të eksportit dhe teknologjisë në kushte të përcaktuara reciprokisht për të dyja palët.

    Rritja e prodhimit të vaksinave, aksesi më i mirë në vendet në zhvillim, zinxhiri i rregullt i furnizimit – do të jenë gjithashtu fokusi i samitit të ardhshëm të G7 në Cornwall (11-13 qershor), sipas një zyrtari.

    Sipas një zyrtari të BE-së, në lidhje me mbështetjen e SHBA-së tha se “fleksibiliteti i siguruar nga Marrëveshja TRIPS ka rezultuar efektiv në të kaluarën dhe se pala europiane “është ende duke pritur” disa propozime nga Uashingtoni.

    Gjithashtu, sipas të njëjtit burim BE-ja ka rënë dakord me SHBA-në për më shumë transparencë në hetimin për origjinën e koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!