×
  • Lajme
  • Botë

    “Beau nuk ishte humbës” – reagimi i Joe Biden që preku të gjithë amerikanët pas debatit me Trump

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 10:33

    Përplasje të shumta kanë ndodhur mbrëmjen e së martës mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit presidencial, Joe Biden, në debatin e tyre të parë, ndërkohë që mediat amerikane shkruajnë se debatin e parë e fitoi Biden.


    Gjatë këtij debati, Trump u mor edhe me djalin e ndjerë të Joe Biden, Beau Biden, përcjell Reporteri raportimet e mediave amerikane.

    Presidenti Trump sulmoi Bidenin gjatë debatit presidencial të së martës kur kandidati demokrat përmendi shërbimin ushtarak të djalit të tij të ndjerë ndërsa i referohej raportimeve të fundit se Trump po zhvleftësonte kontributin e amerikanëve që humbën jetën në shërbime ushtarake.

    Konkretisht, Biden përmendi një raport të The Atlantic ku Trump raportohet se i ka quajtur “humbës” ushtarët amerikanë që u vranë gjatë shërbimit ushtarak.

    “Djali im ishte në Irak. Ai kaloi një vit atje”, tha Biden, duke iu referuar djalit të tij Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri i trurit në 2015.”Ai nuk ishte një humbës, ai ishte një patriot dhe njerëzit që dhanë jetën atje janë heronj”, u shpreh tutje Biden.

    Veprimi i Trumpit u kritikua shumë, derisa Biden ka reaguar edhe në rrjetet sociale duke postuar një fotografi të djalit të tij të ndjerë me mbishkrimin: “Beau Biden nuk ishte humbës”.

    https://www.facebook.com/joebiden/photos/a.10150487089926104/10157497574036104/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCljukLY1Oj3wcEM8HtlCDe4cnMAydTJ0e-NQLvRGcXKcTlQHDZeKvTHfyr8UAz3Q5tOpOmLkEuTyhLkYuqu_gv6peGGILO2OuiaNzRa-gxL9pObtGGi1E7t3Y5x7fgO2_sdhlcjYM8FCzXSh8mPEFpJJ5WX16ZBNyrlIpINfFJ3bfAumhF4BdThPl1gU_tfTZ48JcgzdLFEVdjjPFo6VCVHW2voHxfe7pTRGEXNiaPbgc_k4M2JRoOZpoN61oMTZCjYF84ky3EiYXohCtDSmSxbh_AmdLMcKxTAGF11B_g7MjSUdCn0B13Iz5vfsa967n56z_wn-GQKTA&__tn__=-R

    Komentet në këtë fotografi në mbështetje të Biden kanë qenë të shumta. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!