Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill mbërritën në Ground Zero në një ceremoni për të përkujtuar 11 shtatorin.
Ata shoqëroheshin nga Barack dhe Michelle Obama, si edhe Bill dhe Hillary Clinton, të gjithë të pajisur me maska mbrojtëse.
Ceremonia për përkujtimin e 11 shtatorit u hap me një minutë heshtje në 8:46, kur avioni i parë u përplas pas Kullës Veriore.
Bruce Springsteen doli në skenë pas minutës së dytë të heshtjes, e mbajtur për të përkujtuar rrëzimin e aeroplanit të dytë në Kullën Jugore dhe këndoi “I’m See in My Dreams”.
“Ditët që pasuan 9/11 na kujtojnë se uniteti është i mundur në Amerikë. Uniteti është thelbësor: është thelbësor për prosperitetin tonë, për sigurinë tonë kombëtare”, tha zëvendëspresidentja Kamala Harris, duke i bërë jehonë thirrjes së presidentit Biden për unitet.
Harris ndodhet në Shanksville, Pensilvani, ku u rrëzua Fluturimi 93 për në Uashington.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.