×
  • Lajme
  • Botë

    Biden reagon për herë të parë, telefonatë me Netanjahun: Duhet armëpushim

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 19:18

    Presidenti amerikan Biden ka shprehur mbështetjen e tij për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit përgjatë telefonatës së tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Shtëpia e Bardhë ka dhënë detajet e komunikimit mes dy liderëve.


    Pse është e rëndësishme ndërhyrja e Biden: Kjo është hera e parë që prej fillimit të krizës në Lindjen e Mesme që vetë presidenti Biden ose ndonjë pjesëtar i administratës së tij ka mbështetur publikisht idenë e një armëpushimi. Ky qëndrim i Washington-it zyrtar do të shtojë presionin mbi Izraelin për t’i kërkuar një fund konfliktit, për të cilin Netanjahu ka këmbëngulur se do të vazhdojë deri në shkatërrimin e kapaciteteve të Hamas për të sulmuar Izraelin.

    Çfarë fshihet në prapaskenë: Një zyrtar izraelit ka thënë se administrata Biden nuk i ka dhënë shtetit hebre një ultimatum kohor për të vendosur armëpushimin, por SHBA-të po indikojnë se e kanë gjithnjë dhe më të vështirë të ndalin presionin e komunitetit ndërkombëtar për atë që po ndodh në Gaza.

    “Mesazhi i përgjithshëm ishte se ata (SHBA-të) do të na mbështesin, por duan që kjo situatë të marrë fund”- ka thënë një zyrtar izraelit për “Axios”.

    Vlen për t’u përmendur se SHBA-të me forcën e vetos kanë bllokuar tre tentativa të Këshillit të Sigurisë të OKB për të publikuar një deklaratë në lidhje me situatën në Gazë.

    Përgjatë telefonatës, Biden ka nënvizuar mbështetjen e plotë që i jep të drejtës të Izraelit për të mbrojtur vetveten përkundrejt bombardimeve me raketa që lëshon Hamasi, por ka inkurajuar Netanjahun që të bëhet çdo përpjekje që të shmanget vdekjet mes popullsisë civile.

    – Zyrtarët e Gazës kanë thënë se të paktën 212 palestinezë kanë ndërruar jetë, 61 prej të cilëve fëmijë. Pjesa më e madhe e vdekjeve është shkaktuar nga fushata e bombardimeve të Izraelit.

    – 10 izraelitë janë vrarë, duke përfshirë 2 fëmijë teksa Hamas ka lëshuar me mijëra raketa përkundrejt Izraelit, pjesa më e madhe e të cilave nuk arritën objektivat e tyre.

    Çfarë duhet parë me kujdes në vazhdim: Nenjahu falenderoi Biden për mbështetjen që ai i jep të drejtës të Izraelit për vetëmbrojtje, por ka nënvizuar se ai do të plotësojë të gjithë fushatën e shkatërrimit të Hamas, sipas zyrës së tij të shtypit që ka publikuar detaje nga telefonata.

    – Biden dhe Netanjahu kanë diskutuar angazhimin e SHBA-ve me Egjiptin dhe partnerëve të tjerë drejt arritjes së një armëpushimi.

    – Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka folur në telefon ditën e sotme me homologët e tij nga Izraeli, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe BE për të bashkuar përpjekjet drejt arritjes së paqes.

    Vlen për t’u përmendur që SHBA-të pritën deri 5 minuta përpara fundit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së OKB ditën e djeshme për të bllokuar deklaratën e përbashkët, një sinjal që aleanca amerikane për Tel Aviv-in po vihej në dyshim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!