×
  • Lajme
  • Botë

    Biden shpalos vizionin për Amerikën: Arritje historike kundër pandemisë, vendi është sërish në lëvizje

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 10:35

    Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka prezantuar Kongresit agjendën e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë, drejtësi sociale dhe siguri gjeopolitike.


    Fjalimi i demokratit Biden me rastin e 100 ditëve në krye të shtetit nisi duke iu referuar krizës prej pandemisë dhe 570 mijë viktimave të saj.

    “Por sot, mund t’ju them se prej jush, popullit amerikan, ne arritëm suksese kundër një prej pandemive më të këqija në histori. Mund t’ju them se Amerika është sërish në lëvizje,” tha Joe Biden.

    Demokratët i shohin të nevojshme reformat në sistemin policor, posedimin e armëve, adresimin e emigracionit dhe uljen e tensioneve racore.

    Për daljen nga kriza, Biden premtoi triliona dollarë për punësimin, për të përmirësuar infrastrukturën, për kujdesin social dhe shëndetësor, zotime të cilat ai tha se do të financohen nga rritja e taksave për të pasurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!