×
  • Lajme
  • Botë

    Bideni pritet ta bëjë të obligueshëm vaksinimin për rreth 100 milionë amerikanë

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 8:17

    Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të paraqesë vendime të reja lidhur me vaksinimin, duke prekur kështu rreth 100 milionë amerikanë, në përpjekje për të rritur nivelin e vaksinimit anti-COVID dhe për të ulur nivelin e infektimeve me variantin Delta që po vret mijëra njerëz çdo javë.


    Rregullat e reja obligojnë të gjithë punëdhënësit që kanë 100 e më shumë punëtorë, që tu kërkojnë atyre të jenë të vaksinuar ose të testohen për çdo javë. Ky vendim do të ketë ndikim në rreth 80 milionë amerikanë.

    Sipas vendimit të ri, 17 milionë punëtorë që punojnë në objekte shëndetësore, po ashtu do të duhet të jenë plotësisht të vaksinuar.

    Bideni po ashtu do të nënshkruajë vendimin ekzekutiv përmes të cilit do t’u kërkohet vaksinimi të punësuarve federalë dhe kontraktorëve që kryejnë punë për qeverinë, pa opsionin për testim. Edhe ky vendim do të prekë qindra miliona punëtorë.

    Këto vendime Bideni pritet t’i bëjë publike shumë shpejtë përmes një paraqitjeje nga Shtëpia e Bardhë, si pjesë e “aksionit” për të adresuar rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

    Vetëm një muaj më parë, presidenti Biden kishte deklaruar “pavarësinë” e SHBA-së nga virusi.

    Mirëpo tani, ndonëse më shumë se 208 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, SHBA-ja është duke parë rreth 300% më shumë raste të infektimeve në ditë, rreth dy herë e gjysmë më shumë hospitalizime dhe afërsisht dyfishin e të vdekurve si pasojë e COVID-it krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!