×
  • Lajme
  • Botë

    Bie besimi i rusëve në Putinin

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 10:37

    Besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka rënë, tregon një sondazh i financuar nga shteti rus.


    Sondazhi, i realizuar nga kompania e njohur si VTsIOM, tregon se 71.7% e rusëve janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Putin është i besueshëm ose jo.

    Anketa u realizua nga data 3 deri më 9 qershor.

    Një anketë e ngjashme, e kryer një javë para kësaj periudhe, tregoi se 72.4% e rusëve mendojnë se Putin është i besueshëm.

    Në të dyja rastet u anketuan 1,600 rusë në 80 rajone, përmes telefonit.

    Rënia e popullaritetit të Putinit është një trend afatgjatë, edhe pse Putin, me shumicë dërrmuese, i ka fituar zgjedhjet për mandatin e katërt si president, vitin e kaluar. /rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!