×
  • Lajme
  • Botë

    Bilanci i frikshëm i koronavirusit, në Itali në 24 orë vdesin 345 persona!

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 19:26

    Italia vijon të përballet me shifra të frikshme nga të infektuarit me koronavirus.


    Sapo është publikuar bilanci i 24 orëve të fundit dhe rezulton se numri i të prekurve është shtuar me 2989, duke e çuar numrin total të të prekurve në 26 062.

    Numri i viktimave po ashtu mbetet mjaft alarmant, pasi vetëm në këto 24 orë të fundit kanë vdekur 345 persona, duke e çuar numrin total në 2503 jetë të humbura.

    Sa i përket të shëruarave janë 192 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2941.
    Numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 7893. 2060 janë në gjendje kritike në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!