×
  • Lajme
  • Botë

    Bizare: Burri për më shumë se një vit mbante nënën e vdekur në bodrum që t’i merrte pensionin

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 8:46

    Policia austriake raporton se një burrë mbajti për më shumë se një vit kufomën e nënës së tij në bodrum me qëllim që të vijonte të merrte pensionin e saj.


    Gruaja 89-vjeçare, e cila vuante nga demenca, mendohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore në qershor të vitit të kaluar.

    Djali i saj, 66 vjeçar thuhet se e kishte vendosur trupin e saj në bodrum dhe kishte përdorur pako akulli dhe fasha për të maskuar erën, duke e mumifikuar.

    Policia dyshon se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 50,000 € pagesa.

    Mashtrimi u zbulua vetëm pasi djali refuzoi kërkesën e një postieri të ri që kërkonte të shihte të moshuarën përpara se të jepte pensionin. Kjo nxiti një hetim dhe çoi në zbulimin e tmerrshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!