×
  • Lajme
  • Botë

    Biznesmeni irakian heq nga puna kamerieren shqiptare, kur ajo shkon t’i kërkojë llogari kris arma

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 9:51

    Pronari i një lokali në Peristeri, të Greqisë ka rënë në prangat e policisë, pasi disa ditë më parë u përfshi në një ngjarje të rëndë.


    Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të 5 gushtit dhe përfundoi me tre persona të plagosur, të cilët u dërguan në spital.

    Pronari 28-vjeçar, me origjinë irakiane i klubit të natës përballet me akuza për tentativë vrasjeje kundër dy shqiptarëve, lëndime të rrezikshme trupore dhe shkelje të ligjit për armët, pasi në lokalin e tij, pasi policia gjeti 51 gëzhoja, raportojnë mediat greke.

    Ngjarja

    Ngjarja e rëndë në Peristeri u shënua në orët e para të mëngjesit të 5 gushtit. Irakiani ishte ulur në dyqanin e tij kur iu afrua një ish-kamariere e tij, një vajzë 25-vjeçare me origjinë shqiptare. Ai e kishte pushuar nga puna dhe kishte shkuar atje pasi kërkonte që të flisnin. Pasi e kishte pushuar nga puna pronari irakian kishte filluar të fliste në lokalet e zonës aty pranë për vajzën shqiptare në mënyrë që ata të mos e merrnin në punë.

    Në këtë takim që do të kishte me ish pronarin e saj, vajza shqiptare ishte e shoqëruar nga shoku i saj 35-vjeçar, po me origjinë shqiptare. Në një moment biseda u përshkallëzua dhe irakiani nxitoi drejt saj dhe e kapi për flokësh, ndërsa i dashuri i saj e sulmoi dhe filloi ta godiste me grushte. Irakiani më pas rrëmbeu një armë dhe gjatë përleshjes, plagosi dy personat, si dhe u plagos gjithashtu në kokë nga një shishe që u hodh menaxheri i një lokali aty pranë.

    Arrestimi i irakianit u bë i mundur vetëm ditën e djeshme, ndërsa nga kontrollet e kryera në shtëpi dhe në lokalin e tij, u gjetën dhe u konfiskuan 51 gëzhoja dhe celularë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!