×
  • Lajme
  • Botë

    Bota tani ka më shumë miliarderë se asnjëherë më parë

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 14:28

     2,755 miliarderë tani përbëjnë listën vjetore të Forbes.


    Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos është në krye të listës për të katërtin vit radhazi si njeriu më i pasur edhe kur ekonomia globale pësoi rënie gjatë pandemisë së koronavirusit.

    Miliarderët e këtij viti kanë vlerë të kombinuar 13,1 trilionë dollarë, nga 8 trilionë dollarë sa kishin vitin e kaluar, sipas Forbes, transmeton Reporteri.net.

    Numri i miliarderëve në listën e njerëzve më të pasur në botë u rrit me 660 njerëz në vitin 2020, u shpreh Forbes, një rritje rekord që do të thotë se tani ka më shumë miliarderë në planet se kurrë.

    Dhe në përgjithësi, 86 përqind e njerëzve në listë janë më të pasur se sa ishin vitin e kaluar.

    493 persona në listë janë miliarderë të ri.

    Radhët e miliarderëve po zgjerohen pas një viti në të cilin pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonomitë botërore dhe kërcënoi jetesët e njerëzve në të gjithë globin.

    Elon Musk, prodhuesi i makinave elektrike Tesla i kompanisë SpaceX, zuri vendin e dytë me 151 miliardë dollarë, me ç’rast aksionet e Teslas janë rritur më shumë se 560 përqind gjatë vitit të kaluar. /Floriana Hoti/Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!