×
  • Lajme
  • Botë

    Brazili për herë të parë regjistron mbi 4000 vdekje shkaku i coronavirusit

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 9:08

    Brazili ka regjistruar më shumë se katër mijë vdekje të lidhura me coronavirusin në 24 orë për herë të parë, pasi një variant më ngjitës ushqen rritjen e rasteve.


    Spitalet janë të mbipopulluara, me njerëz që vdesin ndërsa presin për trajtim në disa qytete gjersa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona.

    Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend tani është pothuajse 337 mijë, gjegjësisht shteti dytë me më së shumti viktima në botë pas SHBA-së.

    Por, presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin, raporton bbc.

    Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale.

    Duke folur para mbështetësve jashtë rezidencës presidenciale të martën, ai kritikoi masat e karantinës dhe sugjeroi pa prova se ato ishin të lidhura me mbipeshë dhe depresion. Ai nuk dha komente për 4,195 vdekje të regjistruara në 24 orët e kaluara.

    Deri më tani, Brazili ka regjistruar më shumë se 13 milionë raste me coronavirus, sipas ministrisë së shëndetësisë. Rreth 66,570 njerëz vdiqën shkaku i virusit në muajin mars, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!