×
  • Lajme
  • Botë

    Britania e Madhe hap mijëra dyqane në qershor

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 23:54

    Britania e Madhe do të rihapë mijëra dyqane dhe qendra tregtare në qershor, njoftoi sot kryeministri Boris Johnson.


    Johnson tha në një konferencë shtypi se plani i qeverisë është të hapë tregjet e makinave dhe sallonet për automobila nga 1 qershori.

    Duke folur në Downing Street këtë mbrëmje, ai gjithashtu tha se duhet të shkohet me hapjen e bizneseve të pavarura nga 15 qershori.

    Ndryshe, Departamenti i Shëndetësisë njoftoi për 1.625 raste të tjera Covid-19 sot, hera e parë që vendi ka regjistruar më pak se 2,000 raste pozitive në hapësirën 24 orësh në pothuajse nëntë javë.

    Shifrat e ndara treguan se 8,800 britanikë aktualisht janë në spital duke u kuruar për koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!