×
  • Lajme
  • Botë

    Britania i shtohet listës amerikane të ndalim-udhëtimit

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 21:09

    Shtetet e Bashkuara do të përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës në masën e ndalim-udhëtimit nga Evropa drejt tokës amerikane.


    Kjo masë e re do të nisë së zbatuari nga dita e hënë, ka thënë nën-presidenti amerikan, Mike Pence.

    Vendimi paraprak i presidentit amerikan, Donald Trump për ndalim të udhëtimit për 26 vende të botës, është fuqizuar të shtunën.

    Pence po ashtu ka njoftuar se secilit amerikan do t’i ofrohet mundësia e testimit falas për koronavirus.

    Në të njëjtën konferencë për media, presidenti Trump ka thënë se ka kryer testet për këtë virus dhe pret rezultatet në 48 orët e ardhshme.

    Deri më tani në SHBA është raportuar për 51 persona të vdekur dhe 2,488 të infektuar me këtë virus.

    Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa është epiqendra e koronavirusit të ri, që fillimisht ka shpërthyer në Kinë.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 150,006 njerëz të infektuar, 5,614 të vdekur dhe 72,060 të shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!