×
  • Lajme
  • Botë

    Britania, SHBA-të dhe Gjermania përplasen me Kinën për persekutimet e myslimanëve

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 15:06

    Përveç temës “së nxehtë” të ditës, për konfliktin me Izraelit dhe militantëve të Hamas, mbledhja e ditës së djeshme së Këshillit të Sigurisë të OKB u fokusua dhe në situatën e provincës Xinjiang në Kinë, ku me qindra mijëra besimtarë myslimanë persekutohen dhe mbyllen në kampe përqëndrimi nga Partia Komuniste e Kinës.


    SHBA-të, Gjermania dhe Britania kanë sulmuar Pekinin duke thënë se trajtimi i komunitetit uijgur është papranueshëm në shekullin XXI. “Ne do të qëndrojmë pranë tyre dhe do të flasim hapur derisa qeveria kineze të ndalë krimet që po kryen kundër njerëzimit dhe genocidin që po ndodh në popullsinë uijgure ashtu dhe mes minoriteteve të tjera në Xinjang. Njerëz po vriten, gra po sterilizohen me forcë”- ka thënë Lindra Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-ve në OKB.

    Sipas raportimeve që vijnë nga Kina qindra mijëra njerëz i nënshtrohen kampeve “të riedukimit” dhe liria e besimit dhe praktikës fetare është faktikisht inekzistente.

    Autoritetet kineze censurojnë informacionin e lirë dhe nuk lejojnë vrojtuesit ndërkombëtarë që të shkojnë në rajon dhe mohojnë faktet.

    “Kina nuk ka asgjë për të fshehur në Xinjiang. Por, ne nuk mund t’i nënshtrohemi një investigimi bazuar në gënjeshtrat e perëndimit dhe në prezumimin e fajësisë”- ka thënë diplomati kinez Guo Jiakun në përgjigje të akuzave.

    Britania dhe Gjermania kanë mbështetur akuzat e SHBA-ve dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të solidarizohet dhe të veprohet kolektivisht kundër Kinës përpara se të jetë shumë vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!