×
  • Lajme
  • Botë

    Burri vret gruan jashtë stacionit të policisë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 19:40

    Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte vrarë nënën e fëmijës së tij gjatë një shkëmbimi kujdestarie para një stacioni policor në Kaliforninë Jugore.


    Çifti që kishte një vajzë 17 muajshe, u takuan në departamentin e policisë Haëthorne për të bërë një shkëmbim të kujdestarisë, sipas hetuesve.

    Kur nëna u afrua në derën e përparme të stacionit për të hyrë dhe për të marrë kujdestarinë e fëmijës së saj, burri u shfaq në parking dhe qëlloi gruan me një armë gjahu.

    Gruaja 27 vjeçare, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, vdiq në vendngjarje, transmeton Klan Kosova.

    Vrasja ndodhi para fëmijës së çiftit dhe nënës së viktimës.

    I dyshuari, të cilin policia nuk e identifikoi, iku nga vendi i ngjarjes me kamionin e tij.

    Kishte një shkëmbim të shkurtër me armë midis të dyshuarit dhe policisë. Burri më pas braktisi kamionin dhe iku në këmbë.

    Ai u gjet më vonë duke u fshehur në një dyqan për auto pjesë vetëm disa blloqe larg nga skena e krimit dhe u arrestua.

    Policia tha se fëmija dhe gjyshja nuk u plagosën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!