×
  • Lajme
  • Botë

    Çikago zgjedh gruan e parë me ngjyrë kryetare të qytetit

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 17:29

    Qyteti amerikan i Çikagos ka bërë historinë duke zgjedhur për herën e parë një grua afro-amerikane në postin e kryetares së qytetit.


    Lori Lightfoot është një ish-prokurore federale që nuk ka pasur post politik më herët.

    Ajo garoi në një garë me 13 kandidatë të tjerë dhe dominoi në fazën e fundit të zgjedhjeve me më shumë se 74% të votave.

    Zonja Lightfoot është po ashtu kryetarja e parë homoseksuale e qytetit të Çikagos dhe festoi fitoren në skenë me gruan dhe vajzën e saj.

    “Sonte shumë vajza dhe djem të vegjël janë duke na shikuar. Ata janë duke na shikuar neve, dhe po shikojnë fillimin e diçkaje pak më ndryshe”, u tha një turme njerëzish që po festonin fitoren e saj natën e së mërkurës.

    Kryetarja e re shkroi në Twitter “Secili fëmijë duhet ta dijë këtë- secili prej jush një ditë, mund të bëheni kryetar i Çikagos”, shkruan ‘BBC’, transmeton Express.

    56-vjeçarja shihej si një kandidate jo e fortë në garë, dhe bëri fushatë në platformën për t’i dhënë fund korrupsionit në politikë dhe të ndihmoj familjet me të ardhura të vogla.

    Krimet me armë dhe policia po ashtu ishin prioritet i lartë ne agjendën e saj në një qytet të rrënuar nga nivelet e larta të dhunës së bandave dhe vrasjeve.

    Fitorja e saj finale erdhi të mërkurën në një garë kundër Toni Preckwinkle një tjetër grua afro-amerikane.

    Ajo do të marrë postin nga kryetari i deritanishëm Rahm Emanuel, i cili së fundi shërbeu si shef i stafit nën administratën e Presidentit Barack Obama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!