×
  • Lajme
  • Botë

    Cili është kuptimi i këngës serbe që terroristi nga Zelanda këndoi para se të vriste 49 myslimanë

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 12:32

    Një këngë serbe e kënduar nga disa serb të veshur me uniforma ushtarake është bërë himn i ekstremistëve anti-myslimanë në botë. Këtë këngë e cila i dedikohet kriminelit serb të luftës së Bosnjës, Radovan Karaxhiq e këndoi edhe terroristi i krishter nga Zelanda, para se të vriste 49 myslimanë në xhami.


    Por, pse kjo këngë serbe është bërë himn i ekstremistëve anti-myslimanë?
    Teksti i kësaj kënge që e paraqet hero ish’presidentin serb të Republikës së Bosnjës, Radovan Karaxhiq, thotë se ai u prinë serbëve për t’u mbrojtur nga myslimanët dhe ustashët kroatë, ku myslimanët i quan edhe si turq, transmeton reporteri.net.

    Kënga që është shikuar mbi 200 mijë herë në YouTube, titullohet ‘Hiqni kebapat’, që nënkupton eliminimin e myslimanëve, pasi kebap është ushqim tradicional turk, i përhapur në gjithë botën, por me theks të veçantë, si kulturë e ushqimit në vendet me shumicë myslimane.

    Terroristi Brenton Tarrant, me kombësi australiane në videon e cila zgjatë mbi 6 minuta, ku ai shihet me veturë duke shkuar për ta kryer sulmin terrorist në xhami, dëgjon këtë këngë serbe.

    Edhe pse emri zyrtar i këngës serbe, është ‘Nga Bihaqi deri në fshatin Petrovac’, ajo pasi është bërë hit te të krishterët ka marr një emër tjetër, atë ‘Hiqni kebapat’, që indirekt bën thirrje që të hiqen qafe myslimanët.

    Këta serbë që e këndojë këtë këngë i kanë bërë asaj një video incizim të thjeshtë, në një ambient të hapur, ku shihen të uniformuar teksa luajnë me instrumente si fizarmonika e klarineti.

    Kënga ka për motiv luftërat e serbëve në ish’Jugosllavi, ku nga formacionet ushtarake serbe, vetëm në Bosnje ngelën të vrarë mbi 100 mijë myslimanë. /reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=ebChsebTvxw

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!