×
  • Lajme
  • Botë

    Çka e shtyu terroristin t’ua marrë jetën 50 personave

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 10:07

    Një shtetas australian i moshës 28 vjeçare është akuzuar për vrasjen e 50 personave në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

    Autoritetet e sigurisë e kanë identifikuar Brenton Tarrant si të dyshuar për sulmin terrorist.

    Ai po punonte si një trajner personal në qytetin verior të New South Wales dhe ishte i njohur si një “terrorist ekstremist i krahut të djathtë”.

    Por çfarë e shtyri atë që ta kryejë aktin terrorist?

    Brenton Tarrant para se ta kryejë sulmin, në llogarinë e tij në Facebook e kishte publikuar një dosje të quajtur “Zëvendësimi i Madh”.

    Gjithashtu në një video ku ai e kishte xhiruar veten, mund të dëgjohej kënga serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karadžiq, i cili mbahet i burgosur për gjenocidin e kryer në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Ndërsa në dosjen prej 75 faqesh, autori i kishte cilësuar emigrantët si “pushtues” dhe e kishte justifikuar sulmin e tij që do ta kryente, me termin “gjenocid i bardhë”.

    Gjithashtu në armën me të cilën e kishte kryer sulmin, ndodheshin mbishkrime me emrat e disa personave të njohur si supremacist të bardhë.

    Brenton Tarrant pretendon se gjatë udhëtimeve të tij, ai kishte kontaktuar me vrasësin e njohur norvegjez, Anders Breivik, i cili i kishte dhënë bekimin atij për kryerjen e këtij sulmi ku mbetën të vdekur 50 persona.

    Tarrant fajësoi imigrimin masiv për çrregullimin e racës dhe kulturës europiane, e cila sipas tij, nuk është në gjendje të kthehet në shëndetin dhe prosperitetin e mëparshëm.

    Motivi i tij për të marrë kaq shumë jetë të personave të pafajshëm ishte hakmarrja ndaj “pushtuesve” që sipas tij ishin përgjegjës për shkaktimin e mijërave vrasjeve në kontinentin e Europës gjatë gjithë historisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!