Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me shifrat e koronavirusit, duke konfirmuar 25,602,349 të infektuar dhe 428,132 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Por ekspertët thonë se numri real i të infektuarve, por edhe viktimave është më i lartë.
Numri ditor i vdekjeve ka tejkaluar 4,000 javët e fundit, përfshirë të mërkurën kur u betua presidenti i ri Joe Biden.
Biden nënshkroi një mori masash të reja javën e kaluar, duke përfshirë rritjen e vaksinimeve dhe testimeve.
Ai premtoi të vaksinojë 100 milionë njerëz kundër koronavirusit gjatë 100 ditëve të tij të para dhe shtoi se:
“Një nga sfidat e 100-ditëve të para është t’i kërkojmë popullit amerikan të mbajë maska”.
Më tej, presidenti amerikan paralajmëroi që numri i të vdekurve mund të rritet.
“Më lejoni të jem i qartë gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen para se të përmirësohen,” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.