×
  • Lajme
  • Botë

    Daçiq: E respektoja gjithmonë Mirën, si gruaja e Millosheviqit

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 10:10

    Mirjana Markoviq, ish-gruaja e “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq, ka vdekur dje në moshën 76-vjeçare.


    Ajo vdiç dje në Rusi, atje ku po gëzonte statusin e refugjatit politik dhe nuk mund të arrestohej aty sipas rendit të Interpolit serb, pasi që në vitin 2005, Serbia kishte lëshuar urdhër arrest për të, shkruan Reporteri.net

    Lidhur me vdekjen e saj ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic. Ai ka thënë se e respektonte atë pa marrë parasysh dallimet.

    “Ne mund të mos kemi pasur gjithmonë mendime të njëjta, por gjithmonë e respektoja atë, si gruaja e Sllobodan Millosheviqit”, tha ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, për mediat serbe.

    Kujtojmë që ajo konsiderohej si krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore, nga politikat e të cilit më së keqi e pësuan shqiptarët, boshnjakët e kroatët./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!