×
  • Lajme
  • Botë

    Danimarka thërret që të përdoret pandemia për t’i dhënë fund pabarazisë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 8:26

    Kryeministrja e Danimarkës u ka bërë thirrje liderëve të botës që të përdorin pandeminë si thirrje për t’i dhënë fund pabarazisë.


    Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se virusi ka shpërfaqur pabarazinë e rëndë që ekzistonte në botë.

    Ajo ka bërë thirrje për fundin e pabarazisë që, sipas saj, nëse nuk ndodh, një të ardhme të afërt do të shtyjë drejt konflikteve.

    Ajo gjithashtu ka përmendur edhe krizën e refugjatëve.

    Ka kërkuar nga shtetet e botës që të bëjnë reforma në sistemin e azilit për t’i ndihmuar shtetet në përballimin e fluksit të madh dhe për t’i dhënë fund trafikimit me qenie njerëzore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!