×
  • Lajme
  • Botë

    Deputetët e Iranit nisin seancën e Kuvendit me thirrjet: “Vdekje Amerikës”

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 11:15

    Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të shpallur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë të huaj terroriste, deputetët iranianë filluan seancën e sotme parlamentare me thirrjet  “Vdekja Amerikës”, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Shumë deputetë kishin veshur uniformat e rojeve Revolucionare për të treguar mbështetje për këtë formacion të armatosur të elitës. Kryetari i parlamentit iranian Ali Laridzani tha se vendimi i SHBA-ve që të deklarojnë rojet revolucionare si një organizatë terroriste  është “kulmi i marrëzisë dhe injorancës”.

    Irani iu përgjigj këtij vendimi duke shpallur të gjitha forcat e armatosura amerikane terroriste dhe e akuzoi vetë vendin për mbështetjen e terrorizmit.

    Presidenti iranian Hasan Rohani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë “në ballë të terrorizmit ndërkombëtar”. Rohani tha se Garda Revolucionare “është përfshirë në luftën kundër terrorizmit që nga krijimi i saj”.

    RIADi përshëndeti vendimin e WAITINGTON-it

    Arabia Saudite mirëpriti vendimin e SHBA-ve për të shpallur Gardën Iraniane si  organizatë terroriste.  Arabia Saudite akuzoi Iranin për ndërhyrjen në punët e brendshme të Riadit dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë në një farë forme në gjendje lufte për vite, pasi mbështesin anët e kundërta në konfliktet në Siri dhe Jemen.

    Garda Revolucionare është një organizatë paraushtarake e formuar gjatë Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979 me qëllim të mbrojtjes së qeverisë së re të atij vendi.  Ajo i përgjigjet vetëm udhëheqësit suprem të Iranit dhe vepron në mënyrë të pavarur nga ushtria e rregullt iraniane./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!