×
  • Lajme
  • Botë

    Dëshmitë e reja e përfshijnë edhe shefin e stafit të Trump-it në skandalin e Ukrainës

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 8:14

    Sipas disa dëshmive të reja, shefi i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, i quajtur Mick Mulvaney, e kishte miratuar një takim mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit të Ukrainës me kusht që shteti evropian t’i niste hetimet kundër rivalit politik të presidentit Trump, Joe Biden.


    Gordon Sondland, ambasador amerikan në Bashkimin Evropian, bëri të ditur se Mulvane e kishte miratuar takimin me kushtin që Ukraina t’i fillonte hetimet ndaj kompanisë “Burisma”, për të cilën më parë kishte punuar Hunter Biden, djali i ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden. Kështu tha Fiona Hill, anëtare e Këshillit për Siguri Kombëtare.

    Dëshmitë e reja lënë të kuptohet se Mulvaney ka pasur rol kryesor në ndërmjetësimin e marrëveshjes përmes së cilës Ukraina do të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara përmes fillimit të hetimeve kundër kompanisë “Burisma”.

    Vetë Mulvaney kishte thënë në një konferencë për gazetarë muajin e kaluar se Shtëpia e Bardhë e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën me hetimet kundër kësaj kompanie, por më vonë e kishte mohuar një gjë të tillë.

    Skandali me qeverinë e Ukrainës ishte zbuluar kur ishte publikuar transkriptimi i bisedës së presidentit Trump me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Kjo bisedë ishte zhvilluar më 25 korrik të këtij viti, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!