×
  • Lajme
  • Botë

    Dhjetëra mijëra persona protestojnë për George Floyd në Londër

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 23:36

    Dhjetëra mijëra protestues të grupit të të drejtave civile të njerëzve me ngjyrë ‘Black Lives Matter’ mbushën sot Sheshin e Parlamentit në Londër megjithë lutjet e ministres së shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi prej kërcënimit të koronavirusit.


    Protestat e sotme shënuan fundjavën e dytë të demonstratave të ndezura që prej vdekjes së afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd në SHBA javën që shkoi.

    Demonstruesit rrethuan selinë parlamentare të Westminster një ditë p[asi qeveria i kërkoi të ruanin rregullat e distancimit social duke mos u grumbulluar në grupe më të mëdha se gjashtë njerëz.

    Dy herë kampioni i boksit Anthony Joshua iu bashkua protestuesve në Watford në veri të Londrës , teksa ecte me paterica e mbante veshur një bluzë me mbishkrimin: ‘Black Lives Matter.’

    Joshua kishte vënë një priotezë në këmbë si masë mbrojtëse ndaj një ndrydhjeje javës që shkoi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!