×
  • Lajme
  • Botë

    Dimër në Australi, Alpet Viktoriane mbulohen nga bora

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 14:45

    Dëbora e parë e bollshme për këtë sezonë ka mbuluar shumë zona në Victoria dhe Uellsin Jugor gjatë së dielës dhe së hënës.


    Më shumë se 30 cm  dëborë ra në disa pjesë të Alpeve Viktoriane, duke sjellë kënaqësi për skiatorët që nga fillimi i sezonit.

    Një shpërthim tjetër i ajrit të ftohtë gjatë së mërkurës do të shoqërohet me borë më të theksuar, duke sjellë edhe një sasi prej 20-40 cm shtresë të borës.Ndërsa ajri i ftohtë vazhdon të rrjedhë në të gjithë Australinë juglindore, gjatë së mërkurës borë do të bjerë vetëm në lartësi prej 600 metra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!